Një vajzë ka mbetur e lënduar sot rreth orës 14: 30 minuta në fshatin Lluzhan pasi që një kamion i peshave të rënda e ka goditur atë dhe si pasojë edhe kamioni është rrokullisur, njofton Llapi.info.
Lajmin për një të aksidentuar e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës ku tha se një vajzë ka mbetur e lënduar nga ky aksident.
“Një vajzë është lehtë e lënduar nga ky aksident. Ajo është dërguar në QKUK për trajtim të më tejshëm. Kamioni sipas informatave është rrotulluar pasi që ai është munduar t’i ikë aksidentit” tha mjeku kujdestar.
Lajmin për rrëzimin e këtij kamioni për Llapi.info e ka konfirmuar edhe shefi i stacionit policor në Podujevë, Bekim Bislimi.
Për rrotullimin e tij ai tha se akoma nuk ka rezultate përfundimtare. “Njësitet policore janë duke u marrë me rastin” tha Bislimi./Llapi.info