Dy persona janë arrestuar dje rreth orës 3:10 minuta në qytetin e Podujevës pasi që të dy kanë sulmuar fizikisht një person tjetër, njofton Llapi.info.
Sipas policisë, viktima mashkull pas përleshjes ka pësuar lëndime trupore me ç’rast edhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Arsyeja e kësaj përleshje nuk është bërë e ditur.
Ndërsa, dy të dyshuarit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Llapi.info