Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pas fitores ndaj Trepçës ’89, 2:0, ka paralajmëruar përforcime në janar, duke thënë se janë në bisedime me dy lojtarë tejet cilësor.

“Jemi në bisedime me dy futbollistë jashtëzakonisht cilësor dhe presim që ti sjellim në janar. Presim përkrahje të vazhdueshme nga tifozët “Legjenda” sikurse sot që ishin fantastikë në mënyrë që të rrugëtojmë drejt titullit kampion”, përfundoi Batatina.

Të dy golat në ndeshjen e sotme i shënoi Berat Hyseni./Llapi.info