Në Komunën e Podujevës është organizuar debat publik lidhur me Propozim Statutin e Teatrit të Qytetit “Avdush Hasani” në Podujevë.
Në debatin e mbajtur sot, ku ishin të pranishëm qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të komunitetit nga sfera e artit dramaturgjik, është diskutuar për Propozim Statutin e Teatrit të Qytetit “Avdush Hasani” në Podujevë, thuhet në kumtesën komunale njofton Llapi.info.
Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Mrika Thaçi, e prezantoi para të pranishmëve Propozim Statutin e Teatrit, duke thënë se Teatri “Avdush Hasani” është vazhdimësi e Teatrit të Qytetit dhe veprimtarisë teatrore, andaj e gjithë trashëgimia materiale i bartet Teatrit të Qytetit “Avdush Hasani”.
“Veprimtarinë, të drejtat dhe përgjegjësitë, Teatri i realizon në pajtim me dispozitat e Ligjit për Teatrot, me Statut dhe rregulloret tjera të brendshme”, tha drejtoresha Thaçi.
Të pranishmit në debat dhanë propozimet dhe sugjerimet e tyre lidhur me Propozim Statutin për Tetarin.
Me vendimin e Kuvendit Komunal të Podujevës, Propozim Statuti i Teatrit të Qytetit “Avdush Hasani” është nxjerr në diskutimi publik nga data 01.11.2016 dhe mbetet i publikuar deri më 30.11.2016 në web faqen zyrtare të Komunës, ku mund të adresohen propozimet, vërejtjet dhe sugjerimet lidhur me këtë dokument./Llapi.info