Mbrëmë në orën 2 pas mesnatës disa persona kanë thyer dritaret e komunës së Podujevës, me ç’rast kanë tentuar të vjedhin para. Hajdutët nuk kanë arritur të vjedhin asgjë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, derisa hajdutët kanë arritur të ikin.

Bujar Gimolli, zyrtar për informim në komunën e Podujevës njofton se personat që kanë tentuar të vjedhin në komunë nuk kanë gjetur atë që ata kanë kërkuar.

“Mbrëmë në orën 2 pas mesnatës disa persona kanë thyer xhamat e zyrës për shërbime të qytetarëve, zyra numër 14, me ç’rast kanë tentuar të vjedhin para. Sigurimi i komunës posa ka dëgjuar zhurmat ka njoftuar policinë e cila menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes. Hajdutët nuk kanë arritur të vjedhin asgjë. Dëme materiale nuk ka, vetëm dollapët e asaj zyre kanë qenë të hapura”, njofton Gimolli.

Portali Llapi.info ka provuar të kontaktoj komandantin e policisë në stacionin e Podujevës, Isak Ejupi, por ky i fundit nuk ka pasur qasje në rrjet./llapi.info