Rreth 3 hektarë pyje e kullosa (bari i thatë) janë përfshirë nga zjarri në mbrëmjen e ditës së sotme në malin e fshatit Uglar, përkatësisht te Kërshi i Uglarit.
Këtë e ka bërë të ditur një shërbyes i zjarrfikësve të Podujevës i cili edhe ka dërguar disa fotografi në redaksinë e Llapi.info.
Ai ka bërë me dije se ekipi e Shërbimit të Zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se tashmë zjarri është lokalizuar.
Nuk dihen shkaqet e vënies së zjarrit./Llapi.info