Për nderë të festës së “28 nëntorit”, Ditës së Flamurit, nesër në Podujevë do të mbahet gara e atletikës “Mini Maratona Podujeva 2016”, shkruan Llapi.info
Kjo Mini Maratonë do të filloj në ora 11:00 në sheshin e qytetit të Podujevës. Vrapimi do të ndahet në katër kategori të clat përfshijnë gjininë femërore dhe atë mashkullore.
Kategoritë janë të ndara në këtë mënyrë:
I. Pionerët 2.7km
II. Juniorët: 5.4km
III. Veteranët: 5.4km
IV. Seniorët: 10km
Ky aktivitet tashmë tradicional, organizohet që nga viti 1991 dhe është një nga aktivitetet më jetëgjatë që organizohet në Kosovë. ./Llapi.info