Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës- Dega në Podujevë sot ka themeluar nëndegën e kësaj partie në fshatin Herticë të Podujevës.
Me këtë rast edhe një numër anëtarësh të rinj kanë aderuar në këtë parti, shkruan Llapi.info.
Këtë e ka bërë të ditur këshilltari komunal i AAK- së në Podujevë, Nexhat Llumnica përmes një komunikate i cili tha se përveç aderimeve, janë përzgjedhur edhe strukturat udhëheqëse të nëndegës së AAK-së në këtë fshat.
Ja komunikata e plotë:
Në kuadër të aktiviteteve të AAK-së dega në Podujevë,sot ishim edhe në fshatin Herticë ku aderuan shumë anëtarë të rinj dhe njëkohësisht u themelua nëndega si dhe u zgjodhën strukturat udhëheqëse të kësaj nëndege. Në ketë takim diskutuam edhe për problemet e shumta që i ka ky fshat. Edhe pse ky fshat është në brezin kufitarë me Serbinë është i harruar nga Qeverisja komunale dhe ajo qendrore./Llapi.info