Llapi nuk ka arritur që të shfrytëzoj gabimin e Prishtinës për të rrëmbyer pozitën e dytë të Vala Superligës së Kosovës.
Bardh e kaltrit barazuan pa gola në udhëtim me Lirinë e Prizrenit, shkruan Llapi.info.
Në pjesën e parë ekipi nga Podujeva luajti më mirë ndaj ekipit vendas duke kërkuar golin e fitores me sulmuesin Florim Bërbatovci, por që një gjë të tillë nuk e lejoi portieri Lirisë. Ishte minuta e 35 e takimit kur Bërbatovci tentoi që të shënoj por topi nuk gjeti rrjetin e golit.
Pjesa e dytë e kësaj përballje sërish fillon me Llapin më këmbëngulës. Vetëm 5 minuta pas fillimit të gjysmës së dytë Bërbatovci sërish tentoi por goditja e tij nuk shkoi në cak.
Rastin më të mirë në këtë takim e kishte Ron Gashi i Lirisë në minutën e 66 kur topi goditi shtyllën e Llapit.
Deri në fund të kësaj përballje që të dy këto skuadra nuk arritën të shënojnë dhe kështu edhe ndanë pikët.
Me këtë barazim Llapi gjendet në vendin e 3-të me 33 pikë, 3 më pak se lideri i ri Trepça ’89 dhe një më pak se Prishtina e cila gjendet në pozitën e dytë./Llapi.info