Shukri Podvoricën, të cilin Policia e ka gjetur sot të vrarë e kishte thirrur dikush në telefon për t’ia rregulluar një orë të rrymës.
Burime nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur se familja ka treguar se Shukriu e kishte marrë një telefonatë mbrëmë rreth orës 18:00 duke i thënë se ka nevojë për rregullimin e një ore elektrike.
Familja nuk e di se kush e ka thirrur në telefon, pas së cilës ai ka dalë dhe më nuk është kthyer në shtëpi.
Sot në mëngjes ai është gjetur i vrarë në kryqëzimin e rrugës që të çon për në fshatin Shajkoc dhe Batllavë. Shukri Podvorica ishte nga fshati Dumosh i Podujevës ndërsa pas vetes ka lënë tre fëmijë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është gjetur një person pa shenja jete në rrugën që të qon për Batllavë por njëherë për njëherë e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.