Fermerëve të Mjedrës në Komunën e Podujevës sot u ka dështuar protesta të cilën e kishin paraparë që ta mbanin para objektit Komunal për shkak të fidanëve jo cilësorë dhe të sëmurë që u ishin shitur kohë më parë nga kompania Agroprodukt Commerce (APC).

Ky dështim i kësaj proteste u konsiderua si ndikim i Komunës së Podujevës bërë ndaj fermerëve të cilët nuk kanë dalë sot në protestë.

Habib Mekolli fermer i mjedrës në këtë komunë, tha se përveç ndikimit komunal bërë ndaj tyre, kanë qenë edhe disa arsye tjera të cilat bënë që kjo protestë të dështojë, shkruan Llapi.info.

“Me vetë faktin që nuk erdhën qata prej 90 fermerëve që jemi kon, 10 erdhën unë dyshoj te ni pjesë ka ndiku me vetë faktin që kjo u kon protestë e thirrur para Komune që Komuna me forma të veta ka ndiku që mos me ardhë qata edhe qata që kanë ardhë erdhën me nifar mënyre me dy mene dhe hapin e parë që e bëmë shkum në zyre na në plan e kemi pas me protestu para komune jo me bisedu me ta e mas anej nashta me me bisedu me komunë mirëpo nja dy tre kolegë tonë veç ishin shku te ky Avni Fetahu Drejtori i Bujqësisë me rregullu diçka ose me ndreq diçka e që në njëfar mënyre kjo ke kundërshtim me qato çka na jemi marrë vesh paraprakisht” tha Mekolli.

Kurse, i pyetur se përse kanë dashur që të protestojnë para objektit Komunal dhe jo para kompanisë APC e cila ua ka shitur këto fidanë, Makolli tha se kanë qenë një sërë arsyesh.

“Te komuna në njëfarë mënyre na kem hy për dy arsye, një pse nuk erdhën me na prezantua në Kuvend në Komision për Bujqësi d.m.th në Kuvendin e Kosovës ku në njëfarë mënyre qai ke zhgënjimi i parë që në ren të parë kena prit që komuna jonë me na pri si fermerë që jemi të qisaj komune. Edhe zhgënjimi i dytë ishte në atë se ndërkohë na kanë thirr në telefon do djem të ri edhe ata janë thirr në emër si komision i Komunës me USAID- in në bashkëpunim me Shoqatën e Mjedrës që kanë dalë tash nëpër terren edhe me i bë analiza tokës edhe për një certifikim nga Global Gap që në njëfarë mënyre kjo më duket se është edhe një hajgare e radhës me neve” tha ai, duke shtuar se Komuna e din që pemishtet ne i kemi të sëmura dhe me kancer.

“Se shumë mirë e dinë kur ju treguam se skena pas takim me ta prej goxha moti d.m.th. prej tetori kur dolën këto rezultate na veçse dolëm para një akti tjetër. T’u e ditë që pemishtet i kemi të sëmura dhe në disa raste edhe me kancer e tash po ju certifikojmë me Global Gap edhe përfaqësuesve të USAID- it u kam thënë se ata në njëfarë mënyre mundoheshin me na mashtrua se sivjet dalim e ju certifikojmë me Global Gap. Jo jo këto pemishte tona bëhu real edhe kallxo a janë për standard për Global Gap”, tha fermeri.

Ai tha se premtimi i cili u është dhënë më 28 shtator se do të jetë një listë prioritare prej 100 mijë eurove për fermerë nuk është bërë dhe se ka qenë premtim politik.

“Edhe te ajo se një premtim që na u është bërë me 28 shtator për të mos protestuar, në thonjëza për të ua prish Ditën e Mjedrës ata kishin qejf me dalë edhe me i paraqitë se çka kanë arrit rezultate edhe na kanë premtuar që ka me qenë një listë prioritare edhe 100 mijë euro çka janë të dedikuara për mjedër për pranverë kanë me i kompensua këta. Mirëpo, fatkeqësisht i thash edhe Avniut se ky është premtim politik”.

Për përfaqësim të këtyre fermerëve në Komisionin për Bujqësi në Kuvend, zyrtarë për informim nuk kanë dhënë përgjigje. Kurse, sa i përket certifikimit të fermerëve nga Global Gap, ata kanë thënë se projekti është i koordinuar me Ministrinë e Bujqësisë, USAID- in dhe Komunën e Podujevës duke shtuar se Komuna ishte e informuar se fidanët e mjedrës janë të infektuar. Ata thanë se kjo Komunë, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, ka marrë një kërkesë nga përfaqësuesi i këtyre fermerëve Habib Mekolli se fidanët janë të sëmurë dhe se ne analizat e tokës së këtyre fermerëve do ua bëjmë falas në bashkëpunim me USAID- in, Institutin e Pejës, MBPZHR- në dhe Komunën.
Ata gjithashtu shtojnë se “Komuna nuk i ka furnizuar fermerët me fidanë dhe as nuk iu ka rekomanduar atyre se ku të furnizohen. Kjo nënkupton se përgjegjësia nuk bie mbi Komunën për dëmin e shkaktuar, por pavarësisht kësaj Komuna do të shqyrtojë kërkesën e fermerëve si në aspektin buxhetor ashtu edhe ne aspektin ligjor” thuhet në përgjigjen e zyrës për informim.

Megjithëatë, edhe pse këta fermerë nuk kanë mundur që sot të mblidhen para komunës për të protestuar ata kanë thënë se nuk do të ndalen me kaq. Sipas Habib Mekollit, hapi i fundit dhe i vetmi i mbetur është gjyqi, ani pse ai e di për stërzgjatjen e këtij procesi.

“Na ka mbet hapi i fundit dhe i vetmi që është, në njëfarë mënyre që dëmi që na u ka bë me mujt me zgjedh përmes gjyqit edhe pse jemi të vetëdijshëm që gjyqi si gjyq është zgjatë dhe këtë edhe avokati na ka thënë se kjo shkon prej 8 muaj deri në 6 vite procedura gjyqësore. Janë procedura që zgjasin kështu që edhe me pas na sukses me gjyq na praktikisht jem si fermer të mjedrës si në out” th ai.

Sipas tij dëmet e shkaktuara nga fidanët e sëmurë nuk do mundet t’i kompensojnë vet ata.

“Ne nuk kemi më mundësi materiale që me i kompenzu sepse në bazë edhe të kësaj që ekspertët e kanë bërë për me ngrite prap një pemishte duhet 10 mijë e 400 euro hajde nashta çka janë do sistemi mbështetës e ujitjes nashta i kemi por me fidanë dhe plehra na nuk i kemi. Duhet mi përsërite me i mbjell qatu ku s’ka kancer se ku ka as me i mbjellë nuk mundesh. Në njëfarë mënyre kjo ka qenë tendenca që përmes qesaj rrugës së pare me e zgjedh një rrugë deri në pranverë për qito fidane dhe me u kthy prap si fermer” shtoi Makolli.

Për Makollin Bujqësia nuk është më zgjidhja. Vitet e mbetura të jetës së tij ai do ia kushtoj profesionit të vjetër.  Mjedrat, ndoshta, ai më as nuk do i blej që t’i konsumoj pasi që për një sezon ai humbi rreth 5 mijë euro. Investoi mbi 5 mijë e 200 euro dhe fitoi 299 euro e 20 cent. Fatin e Makollit e kanë edhe shumë fermer tjerë llapjanë./Llapi.info