Rezultatet e PISA- s të cilat dolën ditën e djeshme ku renditën nxënësit e Kosovës si më të dobëtit në mesin e 72 vendeve të botës kanë bërë që një prind nga Komuna e Podujevës të ndërmarr “masa” ndaj fëmijëve të tij, shkruan Llapi.info.

Ai përmes një postimi në rrjetin social facebook ka ironizuar keq Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami.

“Spo kam qa i baj Ministrit t’arsimit se juve ju tranoj. MSONI PISA” ka shkruar ai duke ia bashkangjitur edhe një fotografi në të cilën shihet me një sopat në dorë duke i shtyrë fëmijët e tij që të mësojnë./Llapi.info.

prindi