Maqedonasi Nikola Gjorgjievski i cili u transferua gjatë afatit veror tek klubi i Llapit, nuk do të jetë më pjesë e bardh e kaltërve nga Podujeva, njofton Llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur sekretari i klubit të Llapit, Muhamet Rexhepi i cili tha se Nikola Gjorgjievski nuk do të jetë më pjesë e Llapit pasiqë ky lojtar nuk bën pjesë më në planet e klubit. Sipas tij ekipi synon të sjellë edhe disa përforcime në disa reparte, varësisht prej kërkesës së trajnerit Tahir Batatina.

Gjorgjievski gjatë këtij sezoni ka pasur vetëm një paraqitje për klubin nga Podujeva./Llapi.info

nikola