Nesër do të bëhet përurimi i objektit të Qendrës për pemë dhe perime në fshatin Sfeqël.

Ky objekt i cili ka për qellim grumbullimin e pemëve dhe perimeve në këtë Komunë është realizuar në kuadër të projektit “Themelimi i qendrës për grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve në Lllap e Gollak”, njofton Llapi.info

Me rastin e përurimit të këtij objekti, Komuna e Podujevës do të organizoj ceremoni inaugurimi ku do të marrin pjesë zyrtarë të lartë shtetërorë e komunal të Republikës së Kosovës si dhe  përfaqësues të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kjo ceremoni do të filloj në ora 11:00./Llapi.info

Ja edhe komunikata e plotë:

Ju informojmë se Komuna e Podujevë organizon ceremoninë e inaugurimit të Qendrës për pemë dhe perime në fshatin Sfeqël, e cila realizohet në kuadër të projektit “Themelimi i qendrës për grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve në Llap dhe Gollak”.

Ceremonia e përurimit solemn të Qendrës për pemë dhe perime bëhet më 15.12.2016 (e enjte) në orën 11:00 në  fshatin Sfeçël.

Përurimin e këtij objekti do ta bëjnë Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi dhe përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Sirje Poder.