Sikurse çdo vit, edhe kësaj radhe policia e Kosovës ka ndarë medalje, mirënjohje e lëvdata për policët dhe qytetarët më të dalluar të këtij viti.
Më të dalluarit kësaj radhe për vitin 2016 ishin policë e qytetarë nga Podujeva të cilët rrëmbyen plotë gjashtë medalje të ndryshme për shërbimet bërë ndaj qytetarëve të këtij vendi, shkruan Llapi.info.
Me medalje për meritë, nga Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni u nderua Bardhyl Kastrati qytetar i Podujevës, ndërsa rreshter Xhevdet Abdyli dhe polici Shefqet Ismajli me medalje për shpëtim jete.
Kurse, rreshter Antigona Çitaku- Dibrani-t i është dhënë medalje për lëvdim nga Drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni kurse, mirënjohje Bekim Salihu- t dhe lëvdatë Valdet Dermoku-t.
Në këtë konferencë për shpërndarje medaljesh morën pjesë Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, kryeprokurori i shtetit Aleksandar Lumezi si dhe përfaqësues nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare./Llapi.info