Sot rreth orës 13:50 një fëmijë i moshës 12 vjeç me inicialet A.F. ,është goditur nga një veturë në e cila ishte në lëvizje. Sipas raportimeve të mediave lokale gjendja e fëmijës është në gjendje të rëndë në QKUK.
Po të njejtën ditë në fshatin Peran, një tjetër rast, këmbësori me inicialet A.H. nga fshati Peran, është goditur nga një makinë në lëvizje përderisa ishte duke ecur në trotuar.
Sipas dëshmitarëve, drejtuesi i makinës ka ikur nga vendi i ngjarjes, por një dëshmitarë i rastit e ka pare dhe ka njoftuar policinë e cila ka dalë në vendin e ngjarjes.
Mjeku kujdestarë në QKMF në Podujevë ka thënë për media se personi është jashtë rrezikur për jetë por nga aksidenti ka marrë lëndime në kokë dhe në këmbë.
Rastet për media i ka konfirmuar komandanti i Policisë së Kosovës në stacionin e Podujevës Bekim Bislimi.