Personi i cili kishte goditur me veturë një fëmijë të moshës 12 vjeçare me inicialet A. F dje në shatin Peran të Podujevës, është arrestuar po këtë ditë rreth orës 13:40 minuta nga Policia e Kosovës, njofton Llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur PK përmes raportit 24 orësh ku thotë se personi i cili dyshohet se nga pakujdesia e ka goditur viktimën mashkull, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Nga ky aksident i godituri ka marrë disa lëndime të rënda trupore meqë rast është dërguar në QKUK për tretman mjekësorë.

Dje Llapi.info ka raportuar se përveç këtij rasti po të njëjtën ditë, këmbësori me inicialet A.H. nga fshati Peran, është goditur nga një makinë në lëvizje përderisa ishte duke ecur në trotuar./Llapi.info