Me rastin e një vjetorit të vdekjes së ish- eprorit të UÇK- së, Faik Durmishi- Komandant Xhezvja, në ditën e martë do të mbahet një ceremoni përkujtimore në sallën e Kulturës së qytetit të Podujevës, njofton Llapi.info.
Në njoftimin e bërë, ftohen të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë ceremoni e cila fillon në ora 17:00.
Durmishi ishte komandant i Njësisë Speciale të Brigadës 151 “Zahir Pajaziti” të Zonës Operative të Llapit, ndërsa më vonë edhe pjesë e TMK-së dhe FSK-së./Llapi.info