Procesi zgjedhor në Forumin e Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është në prag të finalizimit me zgjedhjet e kryetarit të ri, i cili pritet të vijë nga dega më e fuqishme në Podujevë, ajo e e LDK-së.
Kandidati me më së shumti përkrahje në mesin e të rinjve të LDK-së, po konsiderohet Fidan Rekaliu nga Podujeva. Ai përveç strukturave të rinisë po gëzon mbështetje edhe në strukturat drejtuese të LDK-së.
Nëpërmes një postimi në “Facebook”, Rekaliu i ka quajtur madhështore zgjedhjet e brendshme të Forumit të LDK-së. “Kjo për faktin se ky proces në të gjitha strukturat tona është karakterizuar pjesëmarrja masive e të rejave dhe të rinjve, duke dëshmuar kështu se Lidhja Demokratike e Kosovës është zgjedhja e të rinjve të Kosovës”, ka thënë Rekaliu, i cili është drejtor FRLDK, Dega e Podujevës.
Ai ka shtuar se kjo strukturë e të rinjve, e cila për nga organizimi dhe pjesëmarrja në të është më e madhja në vend, këtë fundjavë përmbyll këtë proces me mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor.
“Me këtë rast, duke besuar në rolin e fuqishëm që të rinjtë e LDK-së, kishin dhe do ta kenë në të ardhmen, në dobi të subjektit dhe të vendit, dhe duke konsideruar mbështetjen tuaj shpreh interesimin tim për të udhëhequr me Forumin e Rinisë së LDK-së”, ka thënë Rekaliu.
Ai ka shtuar se nga ky moment, “rikonfirmoj gatishmërinë time të plotë për të qenë njëri nga ju, në secilin proces të rëndësishëm për subjektin tonë, duke u angazhuar maksimalisht që FRLDK të jetë bartës i përgjegjësive në sfidat dhe sukseset e Lidhjes Demokratike të Kosovës”./Llapi.info