Nën moton “T’i ngrohim zemrat e skamnorëve dhe jetimëve në këto ditë të ftohta”, Iniciativa Vullnetare RB e mbështetur nga Bashkësia Islame në Podujevë, nesër do të fillojë një aksion humanitar në Podujevë me ç’rast do të grumbullohen të holla, gjëra ushqimore si dhe rroba për të ndihmuar skamnorët dhe jetimët, shkruan Llapi.info

Grumbullimi i mjeteve do të bëhet në dy lokacione, në Sheshin e qytetit dhe përballë postës nga ora 12:00 dhe do të zgjasë deri ditën e hënë në ora 20:00. Ndërsa ditën e dielë do të jenë vetëm pas dite.

Iniciativa RB u bënë thirrje gjithë qytetarëve që tu bashkangjiten në këtë aktivitet humanitar që t’ua shtrijnë dorën njerëzve që kanë nevojë përderisa ka kërkuar nga qytetarët që duan të ndihmojnë me rroba, që t’i paketojnë ato në pako sa më të vogla,  kështu që të bëhet shpërndarja e tyre më e lehtë.

Kjo iniciativë edhe më parë ka ndërmarrë aksione të tilla humanitare ku janë ndihmuar familje të varfra nga Podujeva dhe Kosova./Llapi.info

iniciati

inici