Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë nesër shënon 17 vjetorin e themelimit të saj.
Zyrtarë të kësaj dege në Podujevë kanë njoftuar se kjo datë do të shënohet në Hotel Besiana nga ora 14:00 ku prezent do të jetë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe struktura tjera të larta drejtuese.
Njoftimi i plotë:
“Të nderuar,
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë shënon 17-të vjetorin e themelimit të saj, ku prezent do të jetë kryetari i PDK-së, z. Kadri Veseli dhe struktura tjera të larta drejtuese.
Kjo ngjarje do të shënohet, të shtunën (24 dhjetor), nga ora 14:00, në Hotel “Besiana”.
Jeni të mirëseardhur!”