Tani që festat e fundvitit po afrohen, fluksi i mërgimtarëve për në Kosovë është rritur dukshëm, shkruan Llapi.info.

Kjo ka bërë që në pikën kufitare në Merdare, mërgimtarët të presin me orë të tëra për ta kaluar kufirin.

Profesori nga Podujeva, Avni Islami ka ngritur çështjen e kufirit nacional në Përpellac të Podujevës i cili kishte filluar së funksionuari në vitin 1972 dhe pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë është mbyllur.

Islami përmes një postimi në facebook ka pyetur institucionet qendrore dhe ato lokale se përse nuk kanë bërë asgjë lidhur me këtë pikë kufitare duke e ditur se pika kufitare në Merdare është e stërngarkuar.

Llapi.info ua sjell postimin e plotë:

islami