Me një ekspozitë me fotografi në të cilën u shfaqën premtimet të cilat janë dhënë e nuk janë përmbushur nga Komuna e Podujevës, sot Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një aktivitet simbolik në qendrën e qytetit, shkruan Llapi.info
Sipas kryetarit të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Bajram Ajeti qëllimi i këtij aktiviteti është që të njoftohen të gjithë qytetarët për premtimet e pa përmbushura nga kjo komunë.
“Sot Lëvizja Vetëvendosje qendra në Besianë duke qenë në rolin e opozitës në Komunën e Besianës përmes kësaj ekspozite me fotografi që nuk përfshijnë gjithë keqqeverisjen e kryetarit të komunës kemi për qëllim që të njoftojmë qytetarët lidhur me premtimet e rrejshme por edhe dështimet e qeverisjes së tij” tha ai.
Sipas Ajetit përveç premtimeve të bëra e të pa përmbushura nga kryetari i Podujevës, Veliu është duke keqpërdorur edhe taksat e banorëve të këtij vendi ku ç’do ditë bën140 kilometra rrugë për ardhje- vajtje në vendin e tij të punës.
“Këtu më së pari kemi një kryetar që udhëton për në Prishtinë, d.m.th nuk është banor i Besianës gjë që i bën 140 km në ditë. Këto janë shpenzime të cilat nuk i meritojnë qytetarët me u shfrytëzua edhe taksat e tyre në këtë mënyrë” tha Ajeti.
Tutje Ajeti shtoi se premtimet e bëra nga kjo komunë janë dështim.
“Ka dhënë premtime për një stacion të autobusëve, planin urbanistik, gjë që për plan urbanistik, jo vetëm urban por edhe rural e ka edhe obligim në bazë të ligjit mbi qeverisjen lokale, gjë që nuk është bërë asgjë pastaj, ka premtuar qendër të kulturës, ka premtuar teatrin “Avdush Hasani”, keqpërdoret emri i Avdush Hasanit meni sallë kinoje, shtëpia e kulturës askund, Avdush Hasani nuk e meriton të luhet me vlerat që ai i ka pasur si aktor. Pastaj ka premtuar hapjen e maternitetit që në vitin e kaluar diku në janar, ja materniteti sot d.m.th akoma nuk shfrytëzohet, pastaj ka premtuar qendra sportive, bile me fusha të hapura për basketboll, volejboll, për tenis mirëpo, këto mbetën premtime realisht që dolën në rrenë sepse nuk ka asgjë në të vërtetë” shtoi Ajeti.
Përveç kësaj, ai ka përmendur edhe planifikimin e buxhetit komunal si dhe bërjen e 18 pagesave për një tender brenda 9 muajve nga kjo Komunë.
“Ka dështuar edhe në qeverisje, 31% e ka shfrytëzuar buxhetin brenda një kohe 9 mujore, prej 5 milionëve vetëm 1 milion e gjysmë. A dinë ta planifikojnë këta njerëz këtë buxhet që mjetet e dedikuara për qytetarë të shpenzohen në mënyrë të planifikuar siç e ka përcaktuar fundi i fundit edhe ligji. Pastaj kemi 18 pagesa brena 9 muajve për një tender. Edhe auditori ka konstatuar parregullsi që kjo administratë komunale i bën ç’do ditë. Pastaj premtimet që do të bëj, asfaltin, do të bëj shkolla e ambulanca janë të obliguara me ligj që ti bësh por çfarë mund të bësh tjetër për këtë vend” përfundoi ai./Llapi.info