Një grua është zhdukur ditën e martë në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info.

Sipas raportit të policisë, personi i cili ka lajmëruar për zhdukjen e kësaj gruaje ka qenë burri i saj i cili ka thënë se ajo ka dalë nga shtëpia që nga data 27 e këtij muaji dhe se që nga ora 16:20 ajo më nuk është kthyer në shtëpi.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin./Llapi.info