Tre persona kanë mbetur të lënduar nga fishekzjarret në Podujevë ku njëri prej tyre ka marrë lëndime serioze në sy.
Shefi i ndërrimit në emergjencën në Podujevës ka thënë për Llapi.info se lëndimet kanë qenë të rënda, ku një person ka marrë lëndime në sy, ndërsa dy të tjerë në duar. Njëri është dashur të dërgohet në QKUK në Prishtinë për trajtim./llapi.info