Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një kamionetë me dru pa dokumente në fshatin Kërpimeh dje rreth orës 20:00, njofton Llapi.info.

Sipas PK- së personi i dyshuar mashkull i cili ka qenë duke drejtuar mjetin ka bërë transport ilegal të drunjve të cilit me urdhër të prokurorit edhe i janë konfiskuar.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Llapi.info