Policia e Kosovës dje rreth orës 7:00 të mëngjesit në fshatin Obranqë të Podujevës gjatë një kontrolli në shtëpinë e një personi të dyshuar, ka konfiskuar një AK- 47, 89 fishek, 8 gëzhoja, 1 karikator, 3 krehër të pushkës gjysmë- automatike, 105 fishek të pistoletës, një zollë dore dhe një granatë të mortajës, njofton Llapi.info.

Sipas PK- së të gjitha këto armë në pronësi të personit të dyshuar janë pa leje.

Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pasi është intervistuar me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Llapi.info