Një person nga fshati Obranqë i Podujevës dje rreth orës 2: 50 të mëngjesit, është plagosur aksidentalisht me armë zjarri, transmeton Llapi.info.
Në lidhje me këtë rast, sipas Policisë së Kosovës, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj pasi që tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me dy karikatorë, katër copë fishekë, një gëzhojë dhe dy thika.
Personi i plagosur është dërguar në QKUK për trajtim mjekësorë.
LEXO: Obranqë: Policia konfiskon arsenal armësh
Ndërsa, me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit pasi është intervistuar është dërguar në mbajtje ndërsa, dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Llapi.info