Kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu, është kryetari më i varfër në Republikën e Kosovës.
Kjo është bërë e ditur nga përmbledhja e deklarimeve të pasurisë e publikuar nga “Lëvizja Fol”, transmeton Llapi.info.
Sipas “Fol” pasuria e deklaruar nga ana e Veliut është rreth 29 mijë euro për dallim nga kryetarët e tjerë që kanë deklaruar pasurinë në më shumë se 40 mijë euro.
Shpend Ahmeti është kryetari i dytë pas Veliut me rreth 41 mijë e 396 euro i përcjellur nga kryetari i Komunës së Parteshit, Dragan Nikolic me 44 mijë e 564 euro./Llapi.info