40 familje kanë mbetur të bllokuara në fshatin Balloc të Podujevës nga reshjet e borës dhe askush nga komuna e Podujevës apo kompania për mirëmbajtjen e rrugëve “Vaakal” nuk u ka dalur në ndihmë, thonë banorët e këtij fshati, njofton Llapi.info.
Sipas banorëve, kjo gjendje e rrugëve është është në lagjen e “Nishefcëve” dhe që nga mëngjesi deri më tani askush nuk u ka ofruar ndihmë ndërsa lartësia e borës sipas tyre ka arritur mbi 2 metra.
Banorët e këtij fshati kërkojnë nga komuna që të ua hapë rrugët.
Video: