Eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami ka thënë se duhet shpallur gjendje emergjente në Podujevë dhe Kosovë pas vdekjes së një personi në fshatin Herticë të Podujevës.
Nëpërmjet një postimi në facebook ai ka pyetur se ku është FSK-ja që nuk po i del në ndihmë qytetarëve duke shtuar se është xheloz ndaj shtetit fqinjë në të cilin ushtarët me makineritë e tyre po e ndihmojnë popullin, njofton Llapi.info.
Postimi i plotë:
“Gjendje emergjente ne Podujevë dhe Kosovë,
Shumë fshatra të bllokuara, sot ndegjova përmes portaleve se në Herticë të Podujevës paska vdek një qytatar për shkak se nuk ishte e mundur ti ofrohet ndihma e parë. Të gjithë janë përgjegjës për këtë , ju mora lakmi po edhe të njëjtën kohë e gjelozova armikun tonë Serbinë. A dini pse ..?…
Sepse në kushte të randa atmosferike dhe gjendje të jashtëzakonshme, ishin dalë Ushtria Serbe me makineri e ushtarë me lopata , kështu e ndihmonin vendin dhe popullin e vet. More po ku e kemi FSK-n , krenarin tonë , pse nuk dolin nga kazermat , kush i ndaloi, apo kush nuk urdhëroi. Zot, ndihmoje vendin tonë , veq mas shumti ata që po na udhëheqin sepse deri më sot , besimin që u’a ka dhanë populli e kanë marr si privilegj e jo si përgjegjësi ndaj popullit dhe atëdheut”