Besimtarët e Fesë Islame të cilët namazin e tyre e kryejnë në xhaminë “Met Podjeva” më nuk do të kenë problem me temperaturat e ftohta.

Kjo pasi që imami i Xhamisë së madhe në Podujevë “Met Podjeva”, Idriz Bilalli përmes një komunikate ka njoftuar se projekti për nxemjen e Xhamisë ka përfunduar ku janë mbledhur gjithësej 3201 euro, shkruan Llapi.info.

I gjithë projekti sipas tyre ka kushtuar 4320 euro ku 1119 euro i kanë dhuruar dy xhematlinjë të cilët kanë dashur të mbesin anonim.

Sipas komunikatës për shtyp, sistemi i ngrohjes është i teknologjisë së lartë dhe përfshin katin e parë të xhamisë dhe përfshin katrëmbëdhjetë safa gjatësia e të cilëve ështe 15 metra.

Imami i Xhamisë ka falenderuar të gjithë kontribuesit e këtij projekti.

Deklarata e plotë:

XHAMIA E  QENDRËS “ MET PODJEVA “ NË PODUJEVË

AKSIONI PËR NGROHJEN E XHAMISË U KRYE ME SUKSES

Me date 23.12.2016 e shpallëm të hapur aksionin për instalimin e sistemit të avancuar teknologjik për ngrohjen e xhamisë së qendrës në Podujevë.

Në të njëjtën ditë nga xhemati i pranishëm pas faljes së xhumasë u grumbulluan 866 euro (tetëqind e gjshtëdhjet e gjashtë euro) dhe vazhdoi  aksioni I tubimit të mjeteve materiale ku edhe në xhumanë vijuese me date 30.12.2016 u tubuan edhe 240 euro (dyqind e dyzet euro) dhe shuma tjetër u realizua individualisht dhe listen e plotë me emra e kemi publikuar në xhami.

Shuma në total e mjeteve te grumbulluara është 3201 euro (tremijë e dyqind e një euro). Projekti deri në finalizim ka kushtuar 4320 euro (katërmijë e treqind e njëzet euro) plus edhe një kabllo elektrike furnizuese nga shtylla elekrike deri në njehsor e cila ka kushtuar 150 euro (njëqind e pesdhjet euro). Shumën prej 1119 euro  (njëmijë e njëqind e nëntëmbdhjet euro) e kan  mbuluar dy xhematlinjë të cilët dëshirojnë të mbesin anonim.

Sistemi  i ngrohjes është i  teknologjisë së lartë dhe përfshinë katin e parë të xhamisë ,gjithsejt katërmbdhjet safa secili saf ka gjatësinë pesëmbdhjet metra.. Realizimin e punimeve i  ka kryer NT “Ciri” nga Gjilani .

Falënderojmë të gjithë ata që ndihmuan edhe materialisht edhe në forma tjera për të realizuar këtë projekt duke lutur Allahun xh.sh. që ta vlerësojë këtë sadaka dhe ti shpërblej të gjithë me të mirat e Tij në të dy botat. E bëjmë publike edhe gatishmërinë e xhematit ,njiherit u jemi shumë mirënjohës dhe falënderues ngase sa herë që kërkojmë ndihmën dhe përkrahjen e tyre i  gjejmë të gatshëm dhe na përgjigjen ftesës .

Por edhe ndihemi keq në raste kur duhet dhe detyrohemi  të kërkojmë publikisht ndihmë e shumëherë edhe në xhami nga xhemati të cilët vijnë për tu falur,  të na ndihmojnë me mjete materiale për të realizuar disa projekte dhe kryer disa obligime të domosdoshme që ndërlidhen me funksionalizimin e xhamisë.  Është për keqardhje, që xhamia  e jonë por edhe të gjitha  xhamitë e Kosovës, nuk kan asnjë cent buxhet për nevojat e tyre të përditshme si : mirmbajtja, meremetimi, rryma , uji, pastërtia e tj. Asnjë grimë buxhet, as nga institucioni i BIK  , pjesë e të cilit jemi, e as nga institucionet tona shtetërore qofshin ato qendrore apo lokale.

Megjithatë jemi të vendosur në rrugëtimin tonë  përkundër sfidave dhe gjithnjë me përkrahjen e njerëzve tanë edhe xhematit por edhe të tjerëve të cilët na  kuptojnë qëllimin dhe misionin tonë, ngase e kemi dëshmuar me kohë dhe në rrethana shumë delikate nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë  se rruga jonë është e drejtë , fetare por edhe kombëtare .

 

Podujevë 08.01.2017

Imami i xhamisë: Idriz Bilalli

xhamia-1

xhamia-2

xhamia-3

 

xhamia-4