Kreu i Podujevës, Agim Veliu ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Bankës BPB me ç’rast kanë biseduar për bashkëpunim në projekte të ndryshme të bujqërisë, arsimit e kulturës me qëllim të organizimit të aktiviteteve të përbashkëta, shkruan Llapi.info.

Veliu është shprehur i hapur për bashkëpunim me këtë bankë komerciale në projekte të ndryshme në interes të qytetarëve.

Nga ana tjetër udhëheqësi i departamentit të biznesit në BPB, Bujar Statovci ka njoftuar Veliun për mundësitë që ofron BPB.

Megjithë këtë, ata nuk kanë njoftuar për ndonjë projekt specifik për të cilin janë pajtuar ku mund të ndihmoi kjo bankë./Llapi.info