Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) ka shpërndarë në Podujevë pako me veshmbathje për 100 familje me gjendje të rëndë sociale, njofton Llapi.info.
Përzgjedhja e familjeve përfituese të pakove me veshmbathje nga MPMS, është bërë nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale (Qendra për Punë Sociale) në Podujevë.
Përfituese të kësaj ndihme janë familjet me gjendje të rëndë sociale, me më shumë anëtarë, me prind vetushqyes, të komunitetit RAE dhe ato në varfëri ekstreme.