Për dallim nga rrugët e qytetit të cilat janë pastruar pothuajse tërësisht nga bora, qytetarët e Podujevës po ankohen se trotuaret në qendër të qytetit nuk janë pastruar aspak, shkruan Llapi.info.
Qytetarët sot kanë dërguar foto në redaksinë tonë ku kanë thënë se kjo po u paraqet problem edhe në lëvizje pasi që sipas tyre është vështirë të kalohet kur trotuaret janë gati tërësisht të pa pastruara.
Llapi.info ka kontaktuar kompaninë “VAAKAL” e cila është kontraktuar nga Komuna e Podujevës për mirëmbajtjen e rrugëve, përfaqësues të të cilës kanë thënë se momentalisht është duke u intervenuar në trotuare.
“Duke intervenuar për trotuare jemi, po njëherë nuk kemi edhe nga të largojmë borën, cka të mundemi me bë punojmë”, kanë thënë nga Vaakal.
FOTO: