Ani pse bora që po bie gjatë ditës së sotme gati ka mbuluar rrugët e qytetit, në qendër të qytetit deri tani nuk është parë as një kamion për pastrimin e rrugëve nga kompania “Vaakal” e cila është kontraktuar nga komuna, shkruan Llapi.info.
Kjo po bënë që rrugët e qytetit dhe të fshatrave të bllokohen nga bora. Ndwrsa për pastrimin e tyre kompania “Vaakal” shpesh gjenë arsyetim se “nuk mund ta ndalin borën” dhe “nuk kemi kapacitet”.
Qytetarët thonë se duhet që sapo të fillojnë reshjet e borës të dalin ti pastrojnë në mënyrë që të mos bëhet bora e madhe deri në atë masë kur nuk mund ta heqësh më.
Ndërsa, përfaqësues të kompanisë “Vaakal” i kanë thënë llapi.info se nuk prononcohen më për media./Llapi.info.