Problemi me ngrohjen qendrore në gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë ka vazhduar edhe në ditën e tretë të mësimit të gjysmë vjetorit të dytë, shkruan Llapi.info.
Sipas nxënësve të kësaj shkolle problemi me këtë ngrohje qendrore është shfaqur që nga dita e parë e mësimit.
Sipas tyre në ditën e hënë dhe të martë, ata kanë mbajtur vetëm nga 4 orë të cilat kanë zgjatur nga 30 minuta, ndërsa sot ata thanë për Llapi.info se i kanë mbajtur vetëm dy orët e para. Kjo për faktin se mbajtja e orëve të tjera paraqiste rrezik për gjimnazistët.
“Sot i kemi mbajtur vetëm dy orë mësim dhe na lëshuan se kem ka kallmi” tha një nxënës i kësaj shkolle.
Problemi me ngrohjen e gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” ka qenë prezent që nga hyrja e nxënësve në këtë objekt./Llapi.info