Fshati Siboc i Poshtëm vazhdon të jetë i bllokuar nga bora e madhe e cila ka përfshirë vendin tonë, njofton Llapi.info.

Banorët e këtij fshati thonë se Shefki Haliti është personi i vetëm që po i hapë këto rrugë me ekskavatorin e tij pasi që deri më tani Komuna dhe kompanitë gjegjëse nuk kanë ndërmarrë asgjë për hapjen e këtyre rrugëve.

Sipas këtyre banorëve nga bllokimi i këtyre rrugëve, ata që më së shumti kanë pësuar janë fëmijët pasi që ka tashmë e dy ditë që këta fëmijë nuk janë duke shkuar në shkollë./Llapi.info