Si pasojë e reshjeve të mëdha të borës e cila ka rënë ditëve te fundit në Kosovës, shumë vendbanime të Podujevës kanë mbetur të bllokuara.

Vendet të cilat kanë pësuar më së shumti nga këto reshje janë ato të viseve malore, shkruan Llapi.info.

Përveç Sibocit, Godijnjakut dhe Gllamnikut për të cilat Llapi.info ka shkruar ditën e djeshme, vendet të cilat akoma janë të izoluara nga bora janë edhe Penuha e fshati Revuqë.

Banorët e këtyre fshatrave janë detyruar që rrugët e tyre ti hapin vetë pasiqë kjo sipas tyre është dita e tretë dhe komuna akoma nuk ua ka hapur rrugët./Llapi.info

Fshati Penuh

Fshati Revuqë