Një person është arrestuar dje në ora 9: 40 minuta në qytetin e Podujevës për shkak të dhunës në familje, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull është arrestuar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me bashkëshorten e tij, e ka sulmuar fizikisht atë duke e goditur me grushte.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Llapi.info