Sulmuesi shqiptar Valdrin Mustafa me prejardhje nga Podujeva është duke shkëlqyer me Kombëtaren e Shqipërisë U- 21.

18 vjeçari i cili njëherësh ishte në Kombëtaren Shqiptare U- 19, që nga 18 janari i këtij viti i është bashkuar kombëtares U- 21.

Madje, Mustafa është përzgjedhur edhe në mesin e më të mirëve në ekipin e ashtuquajtur “Shpresa” të Shqipërisë, shkruan Llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri i këtyre grupmoshave Alban Blushi në një konferencë për medie ditë më parë i cili publikoi listën e futbollistëve të cilët do ta prezantojnë këtë kombëtare.

I lumtur me arritjen e tij deri në Kombëtaren U- 21, llapjani i cili është pjesë e Kaizerslauten të Gjermanisë, në dy përballje të cilat deri më tani kjo përfaqësuese ka pasur, në atë të fundit ka shënuar dy gola. E për këtë ai ka thënë se ndihet shumë i kënaqur.

“Ju pershendes nga Shqiperia. Dje kishum testin e dyte te lojes, lojen e pare kemi humbur kurse dje fituam edhe jam i knaqur qe bera dy gola” ka shkruar ai në Facebook.

Valdrin Mustafa në dhjetorin e vitit 2015 kishte marrë ftesë nga kombetarja e Shqipërisë për t’ju bashkangjitur ekipit të U-19 me ç’rast ai kishte thënë se këtë gjë e kishte pritur tashmë dy vite./ Llapi.info