Lutfi Rexhepi, shef i Grupit të këshilltarëve të AAK-s në Podujevë tha për Llapi.info se Ismet Abudallu, ish- kandidat për kryetar të komunës së Podujevës nga rradhët e AAK-së, u arrestuar për shkak të një konfiliti të rastit.

Ai përmes telefonit ka sqartuar për protalin Llapi.info shkaqet e arrestimit të Ismet Abudallahut.

“Ende nuk ka diçka zyrtare, por deri te arrestimi ka ardhur për shkak të një konfiliti të rastit. Dy persona kanë tentuar të rrahin një grua me një fëmijë. Ismeti ka qenë atu afër dhe ka ndërhyrë ne mesin e atyre, duke shtënë me armë zjarri. Ai tani është në polici dhe nuk dim diçka më shumë”, ka thënë Rexhepi./llapi.info