Gjatë ditës së hënë disa medie vendore raportuan se në Komunën e Podujevës nuk ka asnjë pjesëtar të komunitetit serb dhe se 100% e këtyre banorëve janë mysliman. Mirëpo, këtë nuk e thonë të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të bëra në vitin 2011, shkruan Llapi.info.
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë, kjo komunë ka gjithsej 88 mijë e 499 banorë. Shumicën e kësaj popullsie e përbëjnë shqiptarët me 87 mijë e 523 banorë, kurse pjesa tjetër i takon komunitetit serb 12 banorë, komunitetit turk 5 banorë, komunitetit boshnjak 33 banorë, atij rom 74 banorë, komunitetit ashkali 680 banorë, 2 egjiptian dhe 43 janë deklaruar “të tjerë”. Ndërsa, 7 prej këtyre banorëve nuk janë përgjigjur se cilit komunitet i takojnë kurse për 120 të tjerë nuk ka të dhëna për përkatësinë e tyre.
Duke parë këto të dhëna qyteti i Podujevës është qytet me një numër të madh nacionalitetesh ku ndër ta nuk ka vetëm mysliman por edhe të besimeve tjera.
Podujeva gjithashtu ka edhe një Kishë tek parku i qytetit “Te pishat” mirëpo ajo tashmë nuk është funksionale./Llapi.info