Dhuna në familje vazhdon të mbetet njëri nga faktorët më negativ të shoqërisë tonë. Vetëm gjatë 25 ditëve të fundit në Komunën e Podujevës sipas Policisë së Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës në familje, shkruan Llapi.info.

Në të tri këto raste burrat janë ata të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve dhe fëmijëve të tyre. Në një rast i dyshuari është liruar kurse dy rastet tjera, për njërin nuk është raportuar se është arrestuar dhe rasti i fundit një person është dërguar në mbajtje.

Se cilët janë faktorët kryesorë që shtyjnë deri tek dhuna në familje, banorët e Podujevës për Llapi.info thanë se gjendja e rëndë ekonomike dhe arsimimi janë faktorët kryesorë që në një familje të ketë dhunë.

Sipas tyre kushdo që të ketë dhunë në familje atë duhet që ta paraqesin në Polici pasiqë, janë ata të vetmit të cilët mund t’u ndihmojnë atyre./Llapi.info