Në përvjetorin e 20 të vdekjes së heronjëve kombëtarë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, deputeti i kuvendit të Kosovës Gëzim Kelmendi ka përkujtuar këta të tre duke lartësuar veprën e tyre, shkruan Llapi.info.

“Jeta e dhe veprimtaria e këtyre burrave të mëdhenj që nuk kursyen asgjë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, është argument dhe porosi për gjitha brezat e rinj se si luftohet dhe vdiset për lirinë dhe pavarësinë e vendit” ka shkruan Kelmendi.

Më tej ai ka shkruajtur se vepra dhe jeta e këtyre burrave të mëdhenjë duhet të mos harrohet por të cmohet dhe amaneti i tyre të mos fundoset.

Sot është mbajtur ceremonia e rivarrimit të heroit Zahir Pajaziti në Turuçicë në 20 vjetorin e rënjes së tij.