Dy raste të dhunës në familje janë raportuar dje në qytetin e Podujevës brenda 24 orëve, njofton Llapi.info.
Që në të dy rastet burrat janë ata të cilët kanë sulmuar fizikisht bashkëshortet e tyre.
Sipas Policisë së Kosovës, në rastin e parë viktima femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
I njëjti është dërguar në spitalin e neuropsikiatrisë pasi që i njëjti sipas familjarëve është person me nevoja të veçanta. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Ndërsa në rastin e dytë është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke e goditur atë në fytyrë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar, kurse rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Llapi.info