Sot rreth orës 19:30 në rrugën “29 nëntori” një person rreth moshës 65 vjeçare ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që është goditur nga një veturë.

Zëdhënësja e Policisë në Podujevë, Antigona Çitaku ka thënë se aksidenti ka ndodhur në rrugën “28 Nëntori”, ish-Brigadat.

“Rreth orës 19:30 minuta, në rrugën “28 Nëntori”, një veturë e ka shkelur një person rreth moshës 65 vjeçare. Personi fillimisht është trajtuar në Podujevë, pastaj është dërguar për një fotografim në QKUK. Por, nuk ka lëndime serioze”, ka thënë Çitaku.