44 vjet priti e përcolli gjenerata të shumta në arsim. Por, profesori Hamit Osmani që u pensionua më 2013 ka mbetur pa pensionin kontribut dhënës.
E gjithë problematika nisi pasi të njëjti i takonte edhe pensioni i invalidit, pasi për shkak të rrahjeve brutale nga policia serbe në kohën e luftës, profesori mbeti edhe me probleme të mëdha me shikimin, raporton KTV.
Rreth 3 vjet pas pensionimit, profesori u detyrua të hiqte dorë nga pensioni i invalidit pasi zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale i kishin thënë se nuk mund t’i merrte dy pensione.
Me gjithë se hoqi dorë nga pensioni i invalidit për të shpëtuar pensionin kontribut dhënës, profesori i pensionuar mbeti edhe pa këtë të fundit tash e disa muaj.
Drejtues të Departamentit të Pensioneve në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk e përjashtojnë mundësinë për gabime, për shkak të numrit të madh të pensionistëve.
http://www.dailymotion.com/video/x5aouyx_profesorit-qe-i-takonin-dy-lloje-pensionesh-mbeti-pa-asnjerin_news