Këtë vit do të mbahen zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës. Ani pse krerët e shumë komunave të Kosovës gjatë viteve të tjera të mandatit qeverisës nuk ishin shumë aktiv, kjo ka ndryshuar në këtë vit, shkruan Llapi.info

Kjo ka ndikuar edhe tek kreu i komunës së Podujevës i cili sot ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës në vlerë prej 1 milion euro.

Kështu ka shkruar i pari i Podujevës nëpërmjet një postimi në Facebook, sipas të cilit kjo marrëveshje përfshinë financimin e ndërtimit të rrugëve Shajkoc – Xeherore, në vlerë prej 300,000 euro dhe Pakashticë – Çenogë, në vlerë prej 720,000 euro.

Edhe dje komuna e Podujevës ka nënshkruar projektin prej 5.3 milion euro për trajtimin e ujërave të zeza në komunën e Podujevës./Llapi.info