Sot në mesditë ka shpërthyer zjarrë në një banesë në “Lagjen e Kuvajtit” ku si pasojë është djegur qatia e një banese, shkruan Llapi.info.
Shërbimi i zjarrëfikësve në komunën e Podujevës për Llapi.info kanë thënë pas lajmit se ka shpërthyer zjarri, kanë intervenur dhe kanë fikur atë.
Sipas tyre zjarri ka shpërthyer si pasojë e një kabllo të energjisë elektrike në qatinë e kësaj banese.
Llapi.info ka kontaktuar me emergjencën në Podujevë ku kanë thënë se nuk ka pasur të lënduar.
Nga ana tjetër, policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes dhe së bashku me inspektoratin kanë trajtuar rastin.
Një rast tjetër gjithashtu ku ka shpërthyer zjarrë është lajmëruar pas “Kishës” në Podujevë ku shërbimi i zjarrëfikësve të Podujevës ka thënë për Llapi.info se zjarri ishte shpërndarë nga djegia e disa gomave.
Sipas zjarrëfikësve, zjarri është fikur./Llapi.info